Sabjen Lilaj, mesfushori i Skënderbeut, ka mohuar zërat për akord me Levadhiakosin. I kontaktuar nga “Panorama Sport”, nga Austria, vend ku korçarët po zhvillojnë përgatitoren, Lilaj ka theksuar se gjithçka është e pavërtetë. Mesfushori korçar ka sqaruar se tashmë mendon vetëm për Skënderbeun dhe kontratën që ka firmosur para disa javësh. “Mund të them se nuk ka asgjë të vërtetë në këtë mes. Unë kam rinovuar me Skënderbeun edhe për një sezon dhe nuk ka vend më për diskutime. Për momentin po mendoj vetëm për këtë skuadër. Nëse do të ketë diçka në merkato, do t’i bëj menjëherë publike”, theksoi shkurtimisht Lilaj. Nga ana tjetër, burime të sigurta pranë gazetës theksojnë se ekipi grek i Levadhiakosit i ka bërë një ofertë konkrete mesfushorit bardhekuq, i cili kërkohet me ngulm nga ekipi helen.Burimi: http://www.panorama-sport.com/lajme-flash/lilaj-mohon-akordin-me-levadhiakosin/#ixzz35Py2T4g2
Μεταφράζονται, παρακαλώ περιμένετε..