Bilanci i Lazaratit: 39 ton kanabis sativa, 8 kg heroinë, 2 snajpera edhe 1 pasaportë serbe 21/06/2014, 12:39 Përditesuar: 21/06/2014, 22:54
Tiranë- Në një kohë kur policia dhe prokuroria po kërkojnë për hashash dhe armë në Lazarat, janë suprizuar nga prania e narkotikëve të fortë në këtë fshat. Mbi 8 kilogramë heroinë e pastër është sekuestruar në ditën e shtatë të operacionit duke konfirmuar dyshimet se në fshatin e kanabis sativa ka funksionuar një grup i strukturuar trafiku.
Ato janë zbuluar sot nga grupi hetimor në Lazarat, gjatë kontrolleve të ushtruara në një ndërtesë pranë qendrës së fshatit. Dyshohet se pakot e heroinës peshojnë nga një 1 kg secila, dhe besohet se ka ende sasira të tjera dhe të hedhura nga kriminelët në largim e sipër. Ndërkohë Grupi hetimor i Prokurorisë së Krimeve të Rënda gjatë kontrolleve ka gjetur edhe dy snajper, ndërsa vijojnë kontrollet në të gjitha banesat e fshatit.
Sipas grupit hetimor po vertetohen dyshimet e prokurorisë se ne Lazarat, përvec kultivimit në masë të lëndëve narkotike, vepronte një grup i organizuar kriminal dhe trafikut të drogës.
Ndërkohë policia njoftoi se gjatë pasdites është kryer kontroll në mbi 413 banesa dhe ambjenteve të tjera në brendësi të fshatit. 8 ton e 290.86 kg marijuanë, nga të cilat 1620 kg e presuar dhe rreth 4982 bimë narkotike janë gjetur dhe asgjësuar.
Strukturat e Policisë së Shtetit kanë mundësuar asgjesimin e rreth 112.152 rrënjëve bimë narkotike dhe fidanë, si dhe të një sasie mbi 39 ton e 156.26 kg kanabis sativa, duke marrë dhe mostrat përkatëse në cilësinë e provës për ekzamimin.
Po ashtu janë gjetur 98 armë zjarri automatikë e pushkë, 6 pistoleta, 1 antitank, 2 çifte. Gjithashtu janë sekuestruar 2 snajper, 3 mitrolozë të lehtë, 1 mitroloz i rëndë, 2 granthedhës, 2 antitank, 1 mitroloz kundërajror me gjithë shtra dhe 1 murtajë. Të djegura janë gjetur 1 snajper, 3 mitrolozë të rëndë, 1 mitroloz i lehtë, dy automatikë dhe 1 pushkë.
Në total 72.497 fishekë të llojeve të ndryshme, 67 kallëpë tritol, 2 pako kapsolla detonatore, 50 granata dhe një arkë me granata, 17 predha granatëhedhësi, 8 krëhra fishekësh, 2 kuti ndezësa, fitil zjarrpërcjellës.
Gjatë aksionit janë gjetur dhe sekuestruar edhe objekte të tjera që përdoreshin në industrinë e drogës ose në shërbim të saj. Kështu policia tha se janë bllokuar për kqyrje të mëtejshme 11 mjete të tjera me armë e kanabis brenda tyre, si dhe 10 automjete bosh, sikurse edhe 3 mjete të djegura me kanabis si dhe 4 targa automjetesh. Gjithëashtu janë zbuluar uniforma policie dhe dokumente të ndryshme identiteti, mes të cilave edhe një kartë serbe.
Në kuadër të këtij operacioni deri në këto momente janë arrestuar 18 persona të dyshuar për sulmet me armë ndaj forcave të policisë, për kultivimin kanabisi, kundërshtim të punonjësve të policisë apo për shkatërrim prone.
Po ashtu janë bllokuar për kqyrje të mëtejshme 2 mjete të tjera me armë e kanabis brenda tyre. Strukturat e Policisë së Shtetit gjatë ditëve të zhvillimit të këtij operacioni në Lazarat kanë mundësuar asgjesimin e rreth 112.152 rrënjëve bimë narkotike dhe fidanë, si dhe të një sasie mbi 39 ton e 156.26 kg kanabis sativa, duke marrë dhe mostrat përkatëse në cilësinë e provës për ekzamimin.
Po ashtu gjatë këtyre kontrolleve janë gjetur dhe 5 laboratorë nga të cilët 2 përpunimi të bimëve narkotike dhe 3 për përpunimin e vajit të hashashit, si dhe sasi të konsiderueshme municioni dhe armë. janë gjetur gjtihashtu 2 dhoma ngrohje për bimët narkotike, ku janë sekuestruar 27 llampa për ngrohje.
Policia ka sekuestruar edhe një kasafortë
Gjatë ditës së djeshme 3 persona të tjerë u arrestuan, pas kontrolleve në banesat dhe objektet e tjera të fshatit. Në pranga u vu Kreshnik Gërveshi, Afrim Aliko dhe Myrteza Llakutura, duke e cuar në 18 numrin e personave të dyshuar për sulmet me armë ndaj forcave të policisë, për kultivimin kanabisi, kundërshtim të punonjësve të policisë apo për shkatërrim prone. Po kështu gjatë kontrollit të ushtruar në një magazinë tek pularia janë gjetur armë automatike, predha, një kundërtank, tritol, tre makina pa targa që kanë armatim e municion brenda, dokumenta identitesh të ndryshme, një kartë të shtetësisë serbe, për të cilat po kryhen verifikimet.
Gjatë pasdites janë bllokuar për kqyrje të mëtejshme 6 mjete të tjera me armë e kanabis brenda tyre dhe janë bllokuar dhe 3 mjete të djegur (2 furgonë dhe 1 veturë) me kanabis si dhe 4 targa automjetesh.
Ndërkaq forcat dhe specialistët e antidrogës kanë sekuestruar në lagjen ‘Toto’ një kontenier me armë automatike. Gjatë kontrollit është gjetur edhe një snajper, uniforma policie, e municione të tjera,ndërsa vijojnë kontrollet në të gjitha banesat e fshatit. Siç bën me dije grupi hetimor nga Krimet e Rënda, provat e mbledhura deri më tani po vërtetojnë dyshimet e Prokurorisë se në Lazarat vepronte një grup i organizuar kriminal i trafikut të drogës.
Μεταφράζονται, παρακαλώ περιμένετε..
